YSB Balkans

View Original

Promovimi i sipërmarrjes sociale për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse

Forcimi i njohurive të grave mbi sipërmarrjen sociale

UN Women Albania ofron trajnime për Sipërmarrjen Sociale për gratë në zonën e Gjirokastrës. Duke nisur nga prilli deri në qershor 2021, gratë sipërmarrëse do të marrin njohuri rreth biznesit social dhe do të trajnohen se si të drejtojnë një ndërmarrje sociale të suksesshme. Trajnimet u ofrojnë njohuri për perfshirjen e mjeteve kryesore në biznesin e tyre, në mënyrë që të shmangin dështimin. Katër seancat e trajnimit do të zhvillohen në Përmet, në jugun e Shqipërise, duke respektuar masat aktuale të COVID-19.

Këto trajnime ofrohen nga UN Women Albania dhe zbatohen nga GlobalCAD dhe YSB Balkans, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri dhe të Qeverisë Norvegjeze.

Ideja e biznesit social

Komisioni Europian e përcakton një sipërmarrje sociale si “një operator në ekonominë sociale, qëllimi kryesor i të cilit është të ketë një ndikim social, në vend që të ketë fitim për pronarët ose aksionerët. Operon duke ofruar produkte dhe shërbime për tregun në aspektin sipërmarrës dhe inovativ dhe përdor fitimet e saj kryesisht për të arritur objektivat sociale. Menaxhohet në një mënyrë të hapur dhe të përgjegjshme dhe në veçanti, përfshin punonjësit, konsumatorët dhe palët e interesuara të prekura nga aktivitetet e saj tregtare" [1]

Ndërmarrjet sociale dhe ekonomia sociale janë të atftatë krijojnë punësim të qëndrueshëm. Sektori ka treguar një zhvillim në rritje në nivel Europian me më shumë se 11 milion njerëz që tashmë punojnë në sektorin e ekonomisë sociale, që është e barabartë me 6% të punësimit të përgjithshëm në BE.

[1] Internal Market, Industry, Entrepreneurship and SMEs – Social Enterprises. European Commission (ND): https://ec.europa.eu/growth/sectors/social-economy/enterprises_en.