Grow Popri EUSAIR Youth
ALBANIA
Konkursi kombëtar i ideve të biznesit për të rinjtë
Konkursi kombëtar “Grow POPRI EUSAIR Youth 2022” organizohet nga Auleda dhe Yunus Social Business Balkans, në kuadër të Presidencës Shqiptare të EUSAIR-AII 21-22.
Dy ekipet më të mira të të rinjve që perzgjidhen nga kunkursi kombëtar do të përfaqësojnë Shqipërinë në Konkursin Ndërkombëtar POPRI EUSAIR Youth 2022 të sipërmarrësve të rinj nga 9 vendet anëtare të makro-rajonit Adriatico-Ionian, i cili do të mbahet në Tiranë, në Maj 2022, paralel me Forumin Ndërkombëtar EUSAIR-2022.
Fituesit përfitojnë pjesëmarrje dhe eksperiencë në një kompeticion ndërkombëtar dhe mundësi për çmime të ndryshme
1. Afati i aplikimeve:
Applikimet pranohen deri në datën:
14 Prill 2022 (ora 23.59 CET)
2. Kriteret e aplikimit
Jeni një grup nxënësish prej 2-5 personash të moshës 14-18 vjeç;
Jeni një grup studentësh prej 2-5 personash të moshës 19-29 vjeç (nuk keni mbushur akoma 30 vjet);
Keni një ide biznesi që mendoni se bota duhet ta dëgjojë.
Minimalisht një anëtar i grupit komunikon dhe është i aftë të prezantojë në gjuhën Angleze.
3. Si të aplikoj?
Shkarko formularin përkatës në butonin më poshtë;
Plotëso formularin në gjuhën Angleze; dhe
Dërgo me email formularin e plotësuar në adresën: growpopri@gmail.com
Shkarko UDHEZUESIN e Aplikimit këtu, për më shumë detaje mbi plotësimin e formularit të idesë së biznesit me të cilën doni të aplikoni.